Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, ka lëshuar kërcënime kundër Bashkimit Evropian , duke thënë se nëse ai zgjidhet më 5 nëntor, BE-ja do të paguajë një “çmim të madh” për mosblerjen mjaftueshëm mallra amerikane.
“Do t’ju them diçka, BE-ja tingëllon kaq mirë, kaq mirë, apo jo? Të gjitha vendet e bukura të vogla evropiane që punojnë së bashku”, tha Trump në një tubim të fushatës në Pensilvani, pasi u zotua të miratojë “ligjin e tregtisë hakmarrëse të Trump”.
“Ata nuk i pëlqejnë makinat tona. Ata nuk i pëlqejnë produktet tona bujqësore. Ata shesin miliona e miliona makina në SHBA. Jo, jo, jo, do të detyrohen të paguajnë një çmim të madh”, theksoi ai.
Republican US presidential candidate Donald Trump said the European Union would have to ‘pay a big price’ for not buying enough American exports if he won the Nov. 5 election https://t.co/E314TneyJz
— Reuters (@Reuters) October 30, 2024
Ish-presidenti amerikan është zotuar të vendosë tarifa 10% për importet nga të gjitha vendet dhe 60% për importet nga Kina.
Ekonomistët paralajmërojnë se një veprim i tillë do të dëmtonte zinxhirin global të furnizimit dhe ka të ngjarë të shkaktojë tarifa hakmarrëse dhe të rrisë kostot.