Bota

“Trump, një lider i vërtetë”, JD Vance “thyen heshtjen” pas zgjedhjes nga ish-Presidenti, e lavdëron për uljen e tensioneve

trump nje lider i vertete jd vance thyen heshtjen pas zgjedhjes nga ish presidenti e lavderon per uljen e tensioneve
trump nje lider i vertete jd vance thyen heshtjen pas zgjedhjes nga ish presidenti e lavderon per uljen e tensioneve

JD Vance ka folur sot për herë të parë pasi Donald Trump e zgjodhi atë për të qenë zv/presidenti i tij nëse republikani do të arrijë të mposhtë Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA.

Ai vijoi duke cilësuar Trump si një “lider të vërtetë”, i cili arriti të ulë temperaturën në skenën politike në vend.

“Mediat vazhdojnë të thonë se duan që dikush të ulë temperaturën,” tha ai. “Epo, Donald Trump u qëllua dhe ai uli temperaturën. Kështu bën një lider i vërtetë”, shtoi Vance.

“Është koha për të hequr qafe regjimin e korruptuar Biden-Harris që ka thyer këtë vend, që ka shkatërruar reputacionin e tij në botë dhe më e rëndësishmja, e ka bërë jetën bazë të klasës së mesme më pak të përballueshme për qytetarët tanë”, tha Vance.

Zgjedhja e tij është kritikuar nga demokratët për shkak të qëndrimeve të tij për ndihmën në Ukrainë, për të cilën ai ka thënë më herët se “nuk i intereson”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts