Bota

Trump përzgjedh senatorin republikan James David Vance për të garuar në zgjedhje

trump perzgjedh senatorin republikan james david vance per te garuar ne zgjedhje
trump perzgjedh senatorin republikan james david vance per te garuar ne zgjedhje

Kandidati i pritur i republikanëve, Donald Trump e ka përzgjedhur senatorin republikan James David Vance si kandidat për nënpresident në garën për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara, të cilat do të mbahen në nëntor të këtij viti.

Kandidatura e Trumpit pritet të zyrtarizohet në Konventën e Republikanëve, që ka nisur të hënën në Milluaki të Uiskonsinit.

Ndonëse Vance – i lindur si James David Bowman – në të kaluarën ka qenë ndër kritikët për të ashpër të Trumpit, ai e ka ndryshuar qëndrimin për të, duke u kthyer në njërin prej mbrojtësve më të zëshëm.

Trump e ka bërë të ditur emrin e kandidatit të përzgjedhur në rrjetin e tij social, Social Truth.

“Pas diskutimeve të gjata dhe analizave, dhe pas shqyrtimit të talenteve të shumë të tjerëve, kam vendosur që njeriu që i përshtatet më së shumti pozitës së nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara është senatori J.D. Vance prej Ohajos”, ka thënë Trump.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts