Trump sulmon Princ Harryn: Tradhtoi parimet e Mbretëreshës, nuk do ta mbroj

trump sulmon princ harryn tradhtoi parimet e mbretereshes nuk do ta mbroj
trump sulmon princ harryn tradhtoi parimet e mbretereshes nuk do ta mbroj

SHBA –  Kandidati për president i SHBA-ve Donald Trump e kritikoi Princin Harry për mosbesnikërinë e tij ndaj ish-mbretëreshës së Anglisë dhe tha se nuk do t’i ofronte asnjë mbrojtje, ndryshe nga Joe Biden. Ish-Presidenti i bëri komentet në konferencën e CPAC në Uashington DC, ku mbajti një fjalim, që elektrizoi mbështetësit e tij konservatorë nga i gjithë vendi.

Trump shprehu zemërimin e tij ndaj administratës Biden për mbrojtjen e Harryt, duke mbajtur sekret statusin e tij të imigracionit. Ai tha: “Unë nuk do ta mbroja atë. Ai tradhtoi parimet e Mbretëreshës. Kjo është e pafalshme. Ai do të lihej vetëm, nëse do të ishte për mua. Unë mendoj se ata kanë qenë shumë të mëshirshëm ndaj tij, pas asaj që ai ka bërë”.

Konferenca e CPAC, e cila zgjati për katër ditë në Uashington DC, u shndërrua në një tubim të zgjatur të Donald Trump, pasi ai ishte pothuajse i sigurt se do të siguronte nominimin republikan për zgjedhjet e ardhshme.

Folës të ndryshëm, si biznesmeni Vivek Ramaswamy, kandidati i mundshëm për zëvendëspresident Kristi Noem dhe aleatë të ngushtë si Nigel Farage, kërkuan një Presidencë të Trumpit si shpresa e fundit për perëndimin, para se të jetë tepër vonë.

Fjalët e tij erdhën një ditë pasi Princi Harry u përball me një seancë gjyqësore mbi akuzat se ai kishte falsifikuar dokumentet e tij të imigracionit në SHBA, duke fshehur faktin se ka konsumuar lëndë narkotike, të cilin ai e pranoi në kujtimet e tij Spare. Fondacioni Heritage, një institut konservator në Uashington DC, kishte ngritur një padi kundër Princit, i cili kishte mbështetjen e Departamentit të Sigurisë Kombëtare të Biden.

(NDTV World – BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →