Mbi 100 automjete private dhe 3 furgonë me protestues janë nisur nga qyteti i Fierit drejt Tiranës.
Gazetarja Marsela Topi raporton për Balkanweb se sipas informacioneve të marra pranë selisë blu, janë disa protestues të cilët do t’i bashkohen protestës së kësaj të hëne.
Në një video të shpërndarë edhe nga vetë lideri demokrat Sali Berisha, nga takimet në Rreth- Libofshë kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike , Gazmend Bardhi, iu ka bërë thirrje qytetarëve të 6 bashkive, edhe në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut t’i bashkohen pjesëmarrjes masive në protestën e 7 Tetorit.
Sipas tij, shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co