“Tubimi i sotëm nuk i përkiste popullit”, Zekthi: Ja dy kushtet që protesta e opozitës të jetë e suksesshme

tubimi i sotem nuk i perkiste popullit zekthi ja dy kushtet qe protesta e opozites te jete e suksesshme
tubimi i sotem nuk i perkiste popullit zekthi ja dy kushtet qe protesta e opozites te jete e suksesshme

Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar protestën e sotme të opozitës, duke e cilësuar atë si të ngjashme me shumë tubime të viteve të fundit në Shqipëri.

Ai u shpreh se protesta e sotme nuk ishte e popullit, duke shtuar se tubimet janë marrë në dorë nga partitë politike.

Zekthi nënvizoi se që protesta të jetë e suksesshme duhet të vijë duke u rritur nga dita në ditë dhe të pamundësojë qeverisjen.

“Ishte si shumë protesta të këtyre viteve në Shqipëri, ndoshta kishte më shumë molotovë e gaz lotsjellës. Pashë diçka të përsëritur. Kjo nuk ishte protestë e popullit në një farë mënyre, janë protesta të partive politike. Kauzat janë të vërteta, por protestat janë marrë në dorë nga partitë. Në këtë kuptim ishte si herët e tjera. Pyetja themelore është, a e sjell kjo atë që kërkon Partia Demokratike. Që një protestë të ketë sukses, duhet të vijë duke u rritur nga dita në ditë dhe të pamundësojë qeverisjen. Pa këto kushte nuk mund të ketë sukses”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →