“Tubimi paqësor, pavarësisht provokimeve të policisë”- Tedi Blushi: Jemi të vendosur, nuk na e ndalin dot të drejtën për të protestuar

tubimi paqesor pavaresisht provokimeve te policise tedi blushi jemi te vendosur nuk na e ndalin dot te drejten per te protestuar
tubimi paqesor pavaresisht provokimeve te policise tedi blushi jemi te vendosur nuk na e ndalin dot te drejten per te protestuar








































Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i është bashkuar protestës së opozitës.

 

Në një prononcim për Neës24, ai është shprehur se protesta është paqësore, edhe pse sipas tij ka provokime nga policia e shtetit.

Sipas tij thirrjet e Policisë me megafon janë antikushtetuese dhe antiligjore.

“Jemi të vendosur nuk na e ndalin dot të drejtën tonë për të protestuar”, tha ia.

Blushi: Protesta paqësore, pavarësisht provokimeve të policisë. Ne jemi këtu dhe do qëndrojmë deri në orarin e përcaktuar.

Kundër opozitës nuk del dot askush, nuk trembemi nga policia jo më nga kushtet e motit. Përplasje ka kur policia provokon protestuesit. Dhunën e ka provokuar narkopolicia e Edi Ramës.

Ka patur thirrje për të shkelur ligjit. Thirrjet aje antikushtetuese dhe antiligjore, nuk mund t’u bindeni. Jemi të vendosur nuk na e ndalin dot të drejtën tonë për të protestuar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →