Turam: Bëj gjithçka për ekipin, në Champions mjafton të fitosh

turam bej gjithcka per ekipin ne champions mjafton te fitosh








































Një gol në Champions, por vetëm 107 minuta të luajtur. Markus Turam është plotësisht brenda pritshmërive për sa i përket kontributit të tij me Interin në Europë, teksa shtatë golat në Serinë A e mbajnë në vendin e dytë të golashënuesve për kampionatit italian.

turam

Sulmuesi francez ka dhënë një intervistë për amerikanët e “CBS” ku përveç analizës mbi ecurinë e skuadrës ku militon, nuk ka harruar të bëjë edhe disa batuta më prezantuesit të cilët janë emra prestigjiozë si Tierri Henri, Xhemi Karrager e Mikah Riçards.

Si do ta vlerësonit fitoren kundër Arsenalit?
Janë tri pikë shumë të rëndësishme, e ndaj Arsenalit nuk ishte e lehtë. Ata janë një ekip shumë i fortë, me lojtarë të rëndësishëm që mund të të vënë në vështirësi në çdo moment. U treguam të zotë për të shkuar në avantazh e akoma më të zotë për të ruajtur rezultatin deri në fund me portën e paprekur. Jemi tepër të lumtur që arritëm të fitonim.

Si rrallëherë u pa një Inter i tërhequr. Përse?
Do të kishim dashur ta kontrollonim më mirë ndeshjen, por pas 1-0 rivalët rritën presionin e me shtyrjen e tyre pa dashje u tërhoqëm pak. Donim të avanconim, por na u desh të mbronim disa krosime dhe mbetëm solidë deri në fund. Jemi të lumtur për këto tri pikë dhe le të shohim përpara për sfidën e radhës.

Duket sikur edhe rrotacioni po jep rezultate…
I dinim zgjedhjet e trajnerit, por brenda grupit nuk e quajmë rrotacion sepse jemi 23 lojtarë që mund të luajmë gjithmonë. Kundër Sitit, Lautaro ishte në stol ndërsa me Arsenalin mua desh mua të ulesha në pankinë. Kemi një ndeshje të rëndësishme të dielën, është e drejtë që të gjithë të luajnë dhe të japin kontributin e tyre sa herë kërkohet.

Në minutat e fundit për pak sa nuk u gjunjëzuat, apo është një përshtypje e gabuar?
Në minutat e fundit skuadra mbeti shumë e ulët .Ndonjëherë ndodh si zgjedhje ndërsa herë të tjera je i detyruar. Ndonjëherë duhet të kontrollosh kundërsulmet e mundshme dhe ndonjëherë kundërshtarët marrin kontrollin e lojës. Kur ata rrisin presionin dhe përpiqen të shënojnë, loja ndryshon pak, por ne u treguam të zotë duke i zhvilluar të dyja fazat e lojës me cilësinë e nevojshme kundër një rivali shumë të fortë.

Çfarë parashikoni për Inter-Napoli?
Ndeshja do të jetë e vështirë, ata janë të parët në renditje dhe me një trajner të madh. Por kanë edhe lojtarë me shumë vlera si Lukaku dhe MekTominej. Napoli ka një ekip solid, por ne do të bëjmë më mirë dhe shpresojmë të fitojmë për vete dhe tifozët tanë.

Përse i quani xhaxhallarë Henrinë dhe Riçardsin?
Sepse Mikah (Riçards) është si vëlla për Henrinë, i cili është si vëlla për babanë tim.

Xhemi Karrager?
Me shumë dëshirë do ta konsideroja edhe atë si xhaxhain tim…. (qesh).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →