Shqiperia

Turistët çekë humbasin rrugën gjatë ekskursionit në Dajt, ndërhyn policia

turistet ceke humbasin rrugen gjate ekskursionit ne dajt nderhyn policia
turistet ceke humbasin rrugen gjate ekskursionit ne dajt nderhyn policia

Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, i vijnë në ndihmë 2 turistëve çekë, të cilët kishin humbur rrugën për shkak të terrenit të thepisur, gjatë një ekskursioni në malin e Dajtit.

Mbrëmjen e së shtunës, është marrë njoftimi se 2 turistë nga Çekia, kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në Malin e Dajtit, dhe si pasojë kishin mbetur të izoluar në terrenin e thepisur të malit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi, dhe pas disa orësh kërkimesh intensive, është bërë lokalizimi i tyre. Shërbimet e Policisë i kanë dhënë ndihmën e parë dy turistëve, si dhe i kanë pajisur me ushqime dhe me veshje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts