Turneu “Visit Malta Trophy”, Kombëtarja e vajzave nis të hënën grumbullimin. Trajneri Grima fton 18 futbolliste

turneu visit malta trophy kombetarja e vajzave nis te henen grumbullimin trajneri grima fton 18 futbolliste
turneu visit malta trophy kombetarja e vajzave nis te henen grumbullimin trajneri grima fton 18 futbolliste

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të marrë pjesë në turneun “Visit Malta Trophy”, një turne i organizuar nga Federata Malteze e Futbollit e që do të zhvillohet në Maltë në datat 22-25 shkurt.

Shqipëria do të luajë dy ndeshje në këtë turne përballë Bjellorusisë (22 shkurt) dhe Ishujve Faroe (25 shkurt). Të dyja takimet do të luhen në stadiumin “Tonny Bezzina” në ora 14:00.

Trajneri i vajzave kuqezi, Armir Grima ka zbardhur sot edhe listën me emrat e futbollisteve të grumbulluara për këto dy takime të rëndësishme për skuadrën.

Tekniku shqiptar ka grumbulluar 18 lojtare për këto dy ndeshje, me 13 prej vajzave që aktivizohen në kampionatin shqiptar, 2 prej tyre në kampionatin kosovar dhe 3 në kampionatin europian.

Trajneri Grima ka vendosur të thërrasë për herë të parë mesfushoren e ekipit të Partizanit, Nora Dedgjonaj, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës nuk ka ndryshime.

Këto dy sfida janë një mundësi shumë e mirë për skuadrën, por edhe për stafin e ekipit kuqezi për të vëzhguar e testuar vajzat kuqezi, duke qenë se për momentin nuk janë të angazhuara në impenjime zyrtare me ndeshje të nivelit UEFA-s apo FIFA-s.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →