Një episod i shëmtuar ka ndodhur në “Signal Iduna Park”, pak përpara fillimit të ndeshjes Turqi-Gjeorgji. Tifozët e dy kombëtareve janë përleshur keq me njëri-tjetrin.
Nga disa pamje të bëra publike në rrjetet sociale, duket se tifozët e skajeve të dy ekipeve janë përfshirë në një përplasje masive të dhunshme.
Nga pamjet shihet se ata janë zënë me grushte dhe hedhje sendesh, si nga njëra anë ashtu edhe nga tjetra.
Turqi-Gjeorgji ishte ndeshja e parë e Grupit F, e cila u lujat në “Signal Iduna Park” në Dortmund, dhe u mbyll me rezultatin 3-1 në favor të turqve.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co