Turqia arrestoi mbi 100 anëtarë të dyshuar të të grupit militant IS-it

turqia arrestoi mbi 100 anetare te dyshuar te te grupit militant is it
turqia arrestoi mbi 100 anetare te dyshuar te te grupit militant is it

Turqia arrestoi këtë javë mbi 100 anëtarë të dyshuar të grupit militant, Shteti Islamik (IS), njoftuan autoritetet të premten.

Ky vend është goditur nga disa sulme të mëdha – përfshirë një në një klub nate në vitin 2017, kur janë vrarë dhjetëra njerëz – përgjegjësinë për të cilat e ka marrë Shteti Islamik.

Bastisjet e fundit u bënë në të gjithë Turqinë, përfshirë kryeqytetin Ankara dhe qytetin më të madh, Stambollin, shkroi ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, në platformën sociale X.

Arrestimi i 119 personave këtë javë pason ndalimin e 99 të të dysharve të tjerë në fillim të gushtit.

Që nga rënia e “kalifatit” të vetëshpallur të Shtetit Islamik në vitin 2019, disa anëtarë të dyshuar të këtij grupi nga Siria dhe Iraku janë vendosur në Turqi.

Autoritetet turke kanë thënë se që nga qershori i vitit 2023 janë arrestuar më shumë se 3.600 persona për lidhje të dyshuara me grupin xhihadist.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →