Policia turke ka arrestuar 147 persona të dyshuar për lidhje me grupin terrorist të Shtetit Islamik ISIS, tha ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.
“Si pjesë e operacionit kundër ISIS-it, 147 persona janë arrestuar nën dyshimin për lidhje me organizatën terroriste”, ka shkruar ministri në faqen e tij X.
Sipas tij, operacioni është kryer njëkohësisht në 30 provinca të Turqisë. Një sasi e konsiderueshme dokumentesh dhe pajisje ruajtëse të IS-it u sekuestruan.
Yerlikaya tha gjithashtu se nga 1 prilli 2023 deri më 25 mars 2024, u zhvilluan gjithsej 1,329 operacione kundër ISIS, me 2,919 persona të arrestuar nën dyshimin për lidhje me organizatën terroriste, nga të cilët 692 u arrestuan me urdhër të gjykatës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co