Bota

Turqia bllokon qasjen në Instagram! Vendimi vjen dy ditë pas…





































Turqia ka bllokuar qasjen në platformën sociale, Instagram, njoftoi të premten Autoriteti për Teknologji dhe Komunikim i Turqisë (BTK).

instagram

BTK nuk ka shpjeguar arsyet dhe as sa do të zgjasë kjo ndalesë, e cila pamundëson qasjen edhe në aplikacionin e Instagramit në telefonat mobilë.

Ky vendim vjen dy ditë pasi zyrtari turk për komunikim, Fahrettin Altun, e kritikoi Instagramin për, siç tha, ndalimin e postimeve ngushëlluese për vrasjen e Ismail Haniyeh, liderit politik të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Kjo është thjesht censurë”, tha Altun, drejtor për komunikim në Presidencën e Turqisë, duke thënë se Instagrami nuk kishte përmendur ndonjë shkelje në rregullat e saj kur e kishte marrë atë vendim.

Pronarja e Instagramit, Meta, nuk ka komentuar as për ndalesën e as për komentet e Altunit.

Autoriteti për Teknologji dhe Komunikim i Turqisë (BTK) e publikoi vendimin e saj më 2 gusht në uebsajtin e saj./REL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts