Bota

Turqia: Në operacionet kundër DEASH-it arrestohen 119 të dyshuar

turqia ne operacionet kunder deash it arrestohen 119 te dyshuar
turqia ne operacionet kunder deash it arrestohen 119 te dyshuar

Dhjetëra të dyshuar janë arrestuar në operacionet “Gürz-10” kundër organizatës terroriste DEASH në 23 provinca të Türkiyes, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e tij në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, tha se brenda 5 ditëve u kryen operacionet “Gürz-10” në 23 provinca, përfshirë në Ankara dhe Istanbul.

Ai konfirmoi se 119 të dyshuar u kapën në operacionet e kryera nga drejtoritë e policisë të provincave nën koordinimin e Departamentit të Inteligjencës dhe të Antiterrorizmit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë.

“Dëshiroj që kombi ynë i dashur ta dijë se ne do të luftojmë pa hezitim, me lutjet dhe mbështetjen tuaj, derisa të neutralizohet terroristi i fundit”, tha Yerlikaya.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts