Turqia vendos kufizime të eksportit ndaj Izraelit deri në armëpushimin e Gazës

turqia vendos kufizime te eksportit ndaj izraelit deri ne armepushimin e gazes
turqia vendos kufizime te eksportit ndaj izraelit deri ne armepushimin e gazes

Qeveria turke po vendos kufizime në tregtinë me Izraelin për shkak të operacionit ushtarak të vendit në Rripin e Gazës.

“Kufizimet e eksportit fillimisht do të zbatohen për produktet e çelikut, aluminit dhe hekurit, si dhe materialeve të tjera të ndërtimit”, tha sot në një deklaratë e Ministria e Tregtisë.

Ministria tha se kufizimet do të mbeten në fuqi derisa Izraeli të shpallë një armëpushim dhe ndihma të mund të hyjë pa pengesa në Rripin e Gazës. Ajo akuzoi Izraelin për “masakrën e palestinezëve”.

OKB-ja tha se pasiguria ushqimore në Gaza ka arritur në nivele katastrofike, me më shumë se gjysmën e territorit në prag të urisë.

Izraeli kohët e fundit vendosi të ndërmarrë hapa për të lejuar më shumë ndihma humanitare për të arritur në Rripin e Gazës, pas një paralajmërimi ng SHBA-ja se mbështetja e tij për luftën ishte në rrezik.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →