“Ty të duan në hell”- Berisha-Spiropalit: Opozita nuk ka detyrim të presë ata që e konsiderojnë Parlamentin mbledhje të grupit të tyre

ty te duan ne hell berisha spiropalit opozita nuk ka detyrim te prese ata qe e konsiderojne parlamentin mbledhje te grupit te tyre
ty te duan ne hell berisha spiropalit opozita nuk ka detyrim te prese ata qe e konsiderojne parlamentin mbledhje te grupit te tyre








































Kryetari i PD-së Sali Berisha e ka cilësuar ndërprerjen e seancës plenare, akt të zi të historisë së Parlamentit, duke shtuar se opozita nuk ka detyrim as moral dhe as ligjor të presë qoftë dhe një sekondë ata të cilët e konsiderojnë Parlamentin një mbledhje grupi të tyre.

Ai iu drejtua kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit, duke i thënë të zbatojë Kushtetutën dhe Rregulloren, dhe të mos u japë fjalën atyre që “flasin gjoja në mbrojtjen tënde por ty të duan në hell”.

Berisha: Marrëdhëniet dhe veprimtaria e kuvendit rregullohen nga Kushtetuta dhe Rregullorja. Me këtë akt që bëtë sot, keni regjistruar një akt tjetër të zi të historisë së këtij narkoparlamenti.

Është detyrim kushtetues që titullari të jetë për të paraqitur ligjin.

Opozita nuk ka detyrim as moral dhe as ligjor të presë qoftë dhe një sekondë ata të cilët e konsiderojnë Parlamentin një mbledhje grupi të tyre. Dhe çfarë grupi.

Ju duhet të mbroheni nga Kushtetuta dhe rregullorja, jo nga dëshmitarë të rremë, që ua jep fjalën dhe në kundërshtim me çdo rregull flasin gjoja në mbrojtjen tënde, por ty të duan në hell. Ta dish mirë këtë, por ky nuk është preokupimi im.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →