Tym dhe pluhur nga ndërtesat/ Detaje nga sulmi izraelit mbi konsullatën iraniane në Siri

tym dhe pluhur nga ndertesat detaje nga sulmi izraelit mbi konsullaten iraniane ne siri

Një sulm izraelit ka shkatërruar ndërtesën e konsullatës iraniane në kryeqytetin e Sirisë, Damask, duke vrarë dhe plagosur disa njerëz, thonë autoritetet siriane.

Një komandant i lartë i Gardës Revolucionare, general Mohammad Reza Zahedi, ishte në mesin e të vdekurve, njoftoi media shtetërore iraniane. Fotot treguan tym dhe pluhur që ngrihej nga ndërtesa shumëkatëshe, e cila ishte pranë ambasadës iraniane në një autostradë në distriktin perëndimor Mezzeh.

Konsullata2
Konsullata2

Ushtria izraelite tha se nuk komenton raportet e mediave të huaja. Ministria siriane e mbrojtjes tha se avionët izraelitë shënjestruan ndërtesën e konsullatës nga drejtimi i Lartësive të Golanit të pushtuara, rreth orës 17:00 me orën lokale.

Mbrojtja ajrore siriane rrëzoi disa nga raketat që ata lëshuan, por raketa të tjera depërtuan dhe “shkatërruan të gjithë ndërtesën, duke vrarë dhe plagosur të gjithë ata që ishin brenda saj”, shtoi ministria.

Ministria tha se po punohej për gjetjen e trupave dhe shpëtimin e të plagosurve nga poshtë rrënojave, pa dhënë asnjë informacion për identitetin e tyre.

Televizioni shtetëror iranian raportoi se mes të vrarëve ishte gjenerali Zahedi, të cilin e identifikoi si një komandant të lartë të krahut të operacioneve jashtë shtetit të Gardës Revolucionare, Forca Quds. Disa diplomatë ishin midis të vdekurve, raportoi TV shtetëror.

Agjencia gjysmë-zyrtare iraniane e lajmeve Tasnim raportoi se 63-vjeçari ishte “aktiv në Forcën Quds” nga viti 2008 deri në 2016 dhe shërbeu si komandant i Gardës Revolucionare në Siri dhe Liban.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, i cili mbështetet në një rrjet burimesh në terren në Siri, raportoi se tetë persona u vranë – një udhëheqës i rangut të lartë të Forcës Quds, dy këshilltarë iranianë dhe pesë anëtarë të Gardës Revolucionare.

Izraeli ka kryer qindra sulme ndaj objektivave të lidhura me Iranin në Siri gjatë viteve të fundit, por shumë rrallë i pranon sulmet./BBC/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →