Bota

U arrestua në aeroportin e Korfuzit në tentativë për t’u arratisur drejt Anglisë pasi vrau recepsionistin, gjendet në Sarandë “Audi” i Gerald Shehut

u arrestua ne aeroportin e korfuzit ne tentative per tu arratisur drejt anglise pasi vrau recepsionistin gjendet ne sarande audi i gerald shehut

































Policia ka gjetur të parkuar në qytetin e Sarandës, automjetin me targa angleze të Gerald Shehut, i cili dyshohet se ka vrarë, Eraldo Nevruzin, punonjës në një hotel në Dhërmi, ku 43-vjeçari ishte bashkëpronar.

Policia-Sarande-1-770x435

Automjeti është gjetur disa orë më parë në një parking në lagjen nr.4 të Sarandës, në afërsi të Portit Detar të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, ndërsa trupi i 31-vjeçarit nuk është gjetur ende edhe pse policia po vijon me kërkimet.

Kujtojmë që Shehu, pas ngjarjes u largua drejt Greqisë, ku pasditen e sotme u arrestua në aeroportin e Korfuzit, teksa ishte duke u bërë gati për t’u larguar drejt Anglisë, ku edhe jetonte.

NGJARJA

Rreh orës 00:30 të ditës së sotme (6 qershor), në një nga dhomat e një hoteli në Dhërmi, Gerald Shehu ka debatuar me 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi, i cili ishte i punësuar si recepsionist.

Pas debateve, për arsye që ende nuk janë bërë të ditura, Shehu ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar Nevruzin, trupi it ë cilit ende nuk është gjetur.

Ndërkohë, pas ngjarjes Shehu është arratisur në drejtim të Greqisë, por ai u vu në pranga nga autoritetet greke, pasi Policia Shqiptare i njoftoi për ngjarjen dhe u vuri në dispozicion foton.
Ende nuk dihen rrethana të tjera mbi këtë ngjarje apo arsyen që mund të kenë çuar në përplasjen mes bashkëpronarit të hotelit Gerald Shehu dhe recepsionistit Eraldo Nevruzi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts