Justin Timberlake, i cili u arrestua nga policia në New York për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, dhe është lirua nga paraburgimi, sipas avokatit të tij.
Sipas policisë, këngëtari u kap mëngjesin e së martës duke drejtuar me automjetin e tij në gjendje të dehur, në Sag Harbor, Nju Jork.
Timberlake po udhëtonte me një BMW kur dyshohet se nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe nuk arriti të qëndronte në korsinë e tij duhur të rrugës.
Këngëtari refuzoi gjithashtu të bënte testin e alkoolit tre herë. Timberlake u lirua pa kusht dhe do të paraqitet në gjykatë më 26 korrik.
Sag Harbor është një fshat në Hamptons dhe Timberlake u largua nga hoteli në zonë pak para se të arrestohej, sipas një burimi.
Timberlake është aktualisht në turne me albumin e tij më të fundit, ” Everything I Thought It Was “. Ai ka planifikuar të performojë në Çikago në United Center të premten.
43 vjeçari është i martuar me producenten dhe aktoren Jessica Biel. Çifti u martua në vitin 2012 dhe janë prindër të Silas, 9, dhe Phineas, 3.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co