Bota

“U asgjësuan mbi 11 mijë bimë”- Balla: Lufta kundër kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike vijon çdo ditë!

u asgjesuan mbi 11 mije bime balla lufta kunder kultivimit dhe shperndarjes se lendeve narkotike vijon cdo dite
u asgjesuan mbi 11 mije bime balla lufta kunder kultivimit dhe shperndarjes se lendeve narkotike vijon cdo dite






























Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka postuar një video të aksionit policor kundër kultivimit të lëndëve narkotike, duke përgëzuar misionin e tyre të vazhdueshëm.


Në përpjekie për të parandaluar sa më shumë këtë fenomen, Balla thotë se Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka arritur të asgjësojë mbi 11 mijë bimë kanabis.

“Lufta kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike vijon çdo ditë. Përgëzime DVP Shkodër për kontrollin e 37 koordinatave dhe asgjësimin e mbi 11 mijë bimëve kanabis”- shkruan Balla në postimin e tij.

Postimi:

Lufta kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike vijon çdo ditë. Shqiptarët presin një #territoripastër nga kultivimi i paligjshëm i bimëve narkotike. E përgëzoj Policinë e Shtetite cila përmes Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Drejtorive Vendore po kontrollon të gjithë territorin e vendit për parandalimin e këtij fenomeni. Edhe një herë përgëzime DVPShkodër për kontrollin e 37 koordinatave dhe asgjësimin e mbi 11 mijë bimëve kanabis.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts