Katër alpinistë janë zhdukur që nga e shtuna në Mont Blanc, majën më të lartë të Evropës. Ata janë dy italianë dhe dy koreanë.
Alpinistët italianë u bllokuan për shkak të motit të keq pranë majës së Alpeve Perëndimore, në një lartësi mbi 4500 metra.
Për koreanët, nga ana tjetër, nuk ka asnjë lajm për pozicionin e tyre.
Ekipet e shpëtimit u përpoqën të ngjitnin majën në këmbë mëngjesin e sotëm, por u detyruan të braktisnin për shkak të kushteve të vështira të motit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co