Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri, ka renditur tre arsye se pse sipas tij u vodhën të dhënat e sistemit TIMS.
Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se kjo mund të ketë ndodhur me qëllim që të dhënat t’u jepen grupeve kriminale, shërbimeve të inteligjencës së vendeve jo miqësore me vendin tonë, ose për të minuar hetimet Prokurorisë së Posaçme mbi korrupsionin në rang zyrtarësh të qeverisë.
Ai shtoi se me vjedhjen e këtyre të dhënave është cënuar siguria kombëtare dhe është goditur rendi ligjor.
Postimi i plotë:
Ceshtja e vjedhjes se te dhenave te TIMS, mund te kete 3 motive: 1) Ju eshte dhene grupeve kriminale; 2) Ju eshte dhene sherbimeve inteligjente jo miqesore; 3) Eshte marre per te hequr udhetimet e zyrtareve te larte per te minuar hetimet e dosjeve te SPAK mbi korrupsionin qeveritar!
Ne te treja rastet rendi ligjor eshte goditur rende dhe po ashtu eshte cenuar siguria kombetare! Mjafton te cenohet kufiri pavaresisht nga arsyeja, per ta konsideruar kete skandal te paprecedent si cenim te Sigurise Kombetare.
Dhe ajo qe te ben te dyshosh me shume eshte mbrojtja qe i kane bere ketij akti te rende Kryeministri dhe Ministri i Brendshem! Mazhorancat ne keto 33 vjet kane prodhuar korrupsion apo kane patur mes tyre individe qe kane bashkepunuar me vende jo miqesore apo me krimin, por keto bema qe nuk po i numerojme dot me, jane te paprecedenta nen mazhorancen e nje njeriu te vetem!
Cmenduria e Rilindasve nuk ka fund! Dhe ajo qe eshte me e turpshme eshte sa asnje deputet i PS nuk belbezon gjysem fjale per kete katastrofe. PS nuk eshte me parti politike por sekti i 1 apo 2 njerezve qe s’kane lene prapesi pa bere dhe s’u kerkon askush llogari.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co