Shqiperia

“U dënua pa asnjë shkak apo faj”, Berisha reagon pas vendimit për Belerin: U bazua në një dosje të stisur si në kohërat e sigurimit të shtetit

u denua pa asnje shkak apo faj berisha reagon pas vendimit per belerin u bazua ne nje dosje te stisur si ne koherat e sigurimit te shtetit
u denua pa asnje shkak apo faj berisha reagon pas vendimit per belerin u bazua ne nje dosje te stisur si ne koherat e sigurimit te shtetit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me dënimin e Fredi Belerit ditën e sotme, duke thënë se “regjimi ka treguar fytyrën e tij të shëmtuar me dënimin e kryetarit të zgjedhur me votën e qytetarëve të Himarës”.

Sipas tij dënimi i tij është kryer pa asnjë shkak apo faj dhe i bazuar në një dosje të stisur si në kohërat e sigurimit të shtetit.

Berisha u shrpeh se çështja “Beleri” nuk është një çështje mes Shqipërisë dhe Greqisë, por para së gjithash është një çështje e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve.

“Çdo orë, ditë që kalon dëshmon se sa jetike, vendimtare është për fatin, për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve, beteja pa kthim për përmbysjen e regjimit, e narko regjimit të bazuar në aleancën e pushtetit me organizatat kriminale, me korrupsionin dhe vjedhjen e shqiptarëve, me drogën.
Çdo ditë regjimi tregon fytyrën e tij të shëmtuar. Nuk ndalet në krimet e tij nga asgjë.
Sot ai dëshmoi para shqiptarëve me dënimin e kryetarit të zgjedhur me votën e qytetarëve të Himarës, Fredi Belerit, me dënimin pa asnjë shkak, pa asnjë faj, me dënimin mbi bazën e një dosje të stisur si në kohërat më të zeza të sigurimit të shtetit.
Me dënimin e tij, Edi Rama, miqtë e mi, ju faktoi shqiptarëve se pavarësisht se si ju do të votoni, kurrë nuk do të keni atë që doni me votën tuaj.
Ky përbën një akt flagrant të këtij armiku të egër të votës së lirë të shqiptarëve.
Të dënosh me një proces farsë, një qeveritar të zgjedhur vendor, do të thotë se nuk pranon vullnetin e qytetarëve se dhe drejtësinë e ke shndërruar në një vegël të verbër të pushetit të krimit. Çështja Bejleri nuk është një çështje mes Shqipërisë dhe Greqisë, por para së gjithash është një çështje e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve.
Është një çështje para së gjithash e të drejtave dhe lirive universale të qytetarëve të lirë të një vendi.
Nëse një njeri, një i zgjedhur arrestohet mbi bazën e një kurthi të poshtër, të ulët dhe mbahet 1 vit, nuk lejohet të bëjë betimin në kundërshtim me parimin universal të prezumimit të pafajësisë, nuk lejohet të takojë ata që e votuan, në kundërshtim me praktikat e mëparshme, kjo është dëshmi flagrante se këtu është vendosur një regjim që nuk njeh votë dhe as parim, nuk njeh votë as zgjedhje.
Dënoj me forcën më të madhe vendimin e gjykatëses me tre mbiemra, vegël e verbër e Edi Ramës.
Dënoj qëndrimin e Edi Ramës, që i mbyll dyert e integrimit Shqipërisë, vetëm e vetëm për pushtetin e tij. Vetëm e vetëm për ambiciet e tij mafioze.
Të dashur miq!
Pse kjo shkelje flagrante e Kushtetutës, e Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Pse ky përkeqësim i madh i marrëdhënieve me shtetin fqinj.
Të gjitha këto kanë vetëm një shkak; interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës. Interesat mafioze të klaneve të tyre të drogës në brigjet e Himarës. “, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts