Bota Kuriozitete

U deshën 15 vite punë, rekord botëror i ndërtimit të objekteve të artit me gurë dominoje

u deshen 15 vite pune rekord boteror i ndertimit te objekteve te artit me gure dominoje





































Ylli i platformës YouTube, Lily Hevesh, ka mahnitur shikuesit me krijimet e saj me gurë dominoje për rreth 15 vjet.

reee

Fundjavën e kaluar, në Muzeun Kombëtar të Ndërtimit në Uashington, ajo përfundoi projektin e saj më ambicioz deri më tani: rrëzimin e një skene arti të krijuar me 100 mijë gurë dominoje. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Maxim Adams, me këtë vepër ajo theu rekordin botëror.

Kjo vepër e ndritshme e ndërtuar me mbi 100 mijë gurë dominoje u shemb brenda tetë minutash, por për ndërtimin e saj u deshën rreth 15 vite.

Ky projekt arti u ekspozua në Muzeun Kombëtar të Ndërtimit në Uashington nga Lily Hevesh, një artiste e famshme amerikane, e cila merret me krijimin e objekteve me gurë dominoje. Ajo krijon objekte komplekse dhe më pas i shemb ato me një lëvizje gishti.

“Kemi ndërtuar objekte si shtylla, një mur të madh me foton e Mona Lizës, një spirale gjigante në qendër që do të rrotullohet dhe shumë lloje të tjera interesante lëvizjesh dhe efektesh”, thotë ajo.

Ajo ka vendosur gjithashtu një rekord botëror për ndërtimin e strukturës më të lartë me gurë dominoje, një kullë 10 metra të lartë.

“Ne përdorëm dy skela për të ndërtuar kullën, për përfundimin e të cilës u deshën dy ditë. Maja e kullës lëkundej pak, por për fat arritëm ta mbanim në këmbë dhe vendosëm një rekord botëror”, thotë ajo.

Lily Hevesh u ndihmua nga një ekip ndërkombëtar prej nëntë mjeshtrash të artit domino. Njëri prej tyre është 24-vjeçari Alex Huang, i cili filloi të merrej me këtë art që kur ishte 12 vjeç.

“Është vërtet emocionuese të ndërtosh objekte me gurë dominoje në Muzeun Kombëtar të Ndërtimit. Lily na ka thënë gjatë gjithë javës se duhet t’i zmadhojmë projektet tona. Është një sallë kaq e madhe. Do të ketë mijëra njerëz këtu. Lily di se si ofrojë shfaqje të mira”, thotë ai.

Në punën e saj, 25-vjeçarja Lily Hevesh ndërthur fizikën, matematikën, inxhinierinë dhe artin. Pasioni i saj filloi në fëmijëri.

“Gjyshërit e mi kishin një domino të rregullt me pika, dhe kur isha nëntë vjeç, fillova t’i rreshtoja pllakëzat dhe i shembja për argëtim. Me kalimin e kohës, kjo më çoi në YouTube, ku gjeta shumë njerëz që krijonin struktura mahnitëse me domino”, thotë ajo.

Në kanalin e saj në YouTube “Hevesh5”, ajo ka më shumë se 4 milionë ndjekës dhe ka tëhequr mbi 1.8 miliardë klikime.

Presidentja e Muzeut Kombëtar të Ndërtimit, Aileen Fuchs, thotë se vendosi të ftonte artisten Lily Hevesh me këshillën e fëmijëve të saj, të cilët janë admirues të mëdhenj të lojës domino.

“Ne të gjithë jemi për ndërtimin e një bote më të mirë dhe frymëzimin e njerëzve për të menduar mbi mjediset e ndërtuara rreth tyre. Kurioziteti. Pra, kur ndërtoni me domino, ju përdorni aftësitë krijuese, novacionin, shkencën, matematikën dhe artin”, thotë ajo.

Përveç krijimit të strukturave mbresëlënëse, Lily Hevesh ofron edhe kurse për fëmijët.

“E pëqejmë lojën domino. Ne ndërtojmë me gurët e dominos si familje. Jemi shumë të emocionuar që jemi këtu për të parë shfaqjen e shembjes së tyre sonte”, thotë Sarah, një admiruese e artit me gurë dominoje.

“Ne jemi ndjekës të zjarrtë të komunitetit Hevesh5 Domino”, thotë Katie një tjetër admiruese e artit me gurë dominoje.

Programi përfshinte gjithashtu një shfaqje të filmit dokumentar “Lily Ripples the World”, i cili shpjegon sfidat e artisteve në artin e ndërtimit me gurë dominoje, që mbizotërohet nga meshkujt./VOA

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts