Bota

U dhunua nga 5 persona, policia zbardh ngjarjen dhe ndalon 18-vjeçarin e plagosur: Së bashku me një 40-vjeçar rrëmbyen…(DETAJET)

u dhunua nga 5 persona policia zbardh ngjarjen dhe ndalon 18 vjecarin e plagosur se bashku me nje 40 vjecar rrembyendetajet

































Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku një i ri u dhunua nga disa persona.

policia korce

Blutë kanë ndalur 18-vjeçarin e plagosur, i cili së bashku me një 40-vjeçar kanë goditur dhe kanë rrëmbyer një nga personat që dhunuan të riun.

“Nga veprimet e thelluara hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, disa ditë më parë, dyshohet se kanë goditur fizikisht njërin nga shtetasit e shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e djeshme, konkretisht A. D., 27 vjeç, banues në Korçë dhe dyshohet se i kanë hequr lirinë një shtetasi tjetër, ku për arsye hetimore, nuk mund të jepen të dhëna të tjera”, thotë policia.

Ndërkohë vazhdon puna për kapjen e 5 personave, të cilët u shpallën në kërkim pasi dhunuan të riun.

Njoftimi i policise

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, në lidhje me një konflikt midis disa shtetasve, të ndodhur në lagjen nr. 17, Korçë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë, vijuan veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore u ndaluan shtetasit:

M.J., 18 vjeç (i dëmtuari nga konflikti i djeshëm) dhe A. B., 40 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet e thelluara hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, disa ditë më parë, dyshohet se kanë goditur fizikisht njërin nga shtetasit e shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e djeshme, konkretisht A. D., 27 vjeç, banues në Korçë dhe dyshohet se i kanë hequr lirinë një shtetasi tjetër, ku për arsye hetimore, nuk mund të jepen të dhëna të tjera.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve S. S., 33 vjeç, S. S., 25 vjeç, Dh. D., 38 vjeç, A. D., 27 vjeç dhe M. B., 39 vjeç, banues në Korçë, të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts