U dhunuar fizikisht nga bashkëshorti, gruaja në Prishtinë tenton t’i japë fund jetës, konsumon detergjentë

u dhunuar fizikisht nga bashkeshorti gruaja ne prishtine tenton ti jape fund jetes konsumon detergjente
u dhunuar fizikisht nga bashkeshorti gruaja ne prishtine tenton ti jape fund jetes konsumon detergjente

Një grua në Prishtinë ka tentuar të kryejë  vetëvrasje ditën e djeshme, duke konsumuar detergjentë.

Policia njofton se viktima ka tentuar të vetëvritet, ndërsa bashkëshorti i saj është arrestuar për dhunë fizike.

“Prishtinë 12.02.2024 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën bashkëshorten e tij. Viktima e shqetësuar ka tentuar të bëjë vetëvrasje, duke përdorur preparate higjienike. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co