U drogua dhe u masakrua me thikë së bashku me shokun e tij nga menaxherja, dënohen 5 persona që u përfshinë në fshehjen e vrasjes së reperit! Si u tentua të manipulohej krimi

u drogua dhe u masakrua me thike se bashku me shokun e tij nga menaxherja denohen 5 persona qe u perfshine ne fshehjen e vrasjes se reperit si u tentua te manipulohej krimi








































Një ekspert mjeko-ligjor, tre oficerë policie dhe një menaxhere muzike janë dënuar për fshehjen e vrasjes së reperit venezuelas Canserbero në vitin 2015.

reper

Canserbero, i cili ishte shpallur reperi më i mirë në gjuhën spanjolle nga revista Rolling Stone, u drogua dhe u godit me thikë për vdekje nga menaxherja e tij, Natalia Amestica.

Autorja e krimit dhe vëllai i saj më pas e hodhën trupin e reperit nga dritarja e katit të 10-të.

Pesë personat e dënuar të martën janë shpallur fajtorë se kanë ndihmuar Natalia Amestica dhe vëllain e saj të rregullonin skenën e krimit, që vrasja e Canserbero-s të dukej si vetëvrasje.

Ata janë dënuar me burgim nga 15 deri në 20 vjet, ndërsa Natalia Améstica dhe vëllai i saj, Guillermo u dënuan me 25 vjet burg në shkurt për vrasje.

Vdekja më 19 janar 2015 e Canserbero, emri i vërtetë i të cilit ishte Tirone González, tronditi skenën e repit të Venezuelës.

Në atë kohë, u aludua se ylli 26-vjeçar kishte vrarë mikun e tij Carlos Molnar në një përleshje me thikë përpara se të hidhej nga dritarja.

Por në dhjetor 2023, Natalia Améstica rrëfeu se kishte goditur me thikë Molnar dhe Canserbero. Natalia Amestica pretendon se ishte zemëruar me reperin pasi kishte mësuar se Canserbero nuk e donte më si menaxherne e tij.

Ajo rrëfeu se Canserbero kishte shkuarnë apartamentin e saj në qytetin e Maracay më 19 janar 2015. Reperi shoqërohej nga miku i tij Carlos Molnar, njëkohësisht i dashuri i Natalia prej shumë vitesh.

Ajo rrëfeu se i bëri çaj të dy viktimave dhe u hodhi në pije një qetësues të fuqishëm. Kur partneri i saj i droguar Carlos Molnar hyri në kuzhinë, ajo e goditi me thikë në qafë, në shpinë dhe në krah.

Canserbero, i cili ishte dëshmitar i vrasjes së mikut të tij, por nën ndikimin e drogës kishte rrëshqitur dhe u rrëzua në divan. Amestica më pas e goditi dy herë me thikë.

“Në dëshpërim, më pas thirra vëllain tim Guillermo për të më ndihmuar të zgjidhja situatën”, tha ajo në videon e publikuar, ku rrëfente krimin.

Vëllai i saj shkoi në vendngjarje së bashku me tre oficerët e agjencisë së inteligjencës së Venezuelës.

“Ata rregulluan skenën në mënyrë që të dukej si një vrasje-vetëvrasje,” sipas Natalia Améstica.

Ajo tha se “oficerët e goditën me thikë Carlos Molnar edhe disa herë të tjera, ndërsa vëllai im Guillermo e goditi me thikë katër herë. Më pas na thanë se si ta hidhnim nga dritarja për të përfunduar skenën vrasje-vetëvrasje”, tha ajo në rrëfimin e saj.

Guillermo deklaroi se një ekspert mjeko-ligjor që mbërriti në vendngjarje ngriti dyshimet duke thënë se skena e krimit ishte e manipuluar dhe u kërkoi ryshfet 10.000 dollarë për të mbuluar vrasjet dhe për ta bërë të duket sikur Canserbero kishte sulmuar me thikë Molnarin përpara se të hidhej nga dritarja.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →