Bota

U ekzekutua me 14 plumba brenda automjetit të tij, zbardhet pas 4 vitesh vrasja e Klevis Kapllanit! U dyshua se u eliminua nga miku i tij Nuredin Dumani, por çfarë rrëfeu vrasësi me pagesë

u ekzekutua me 14 plumba brenda automjetit te tij zbardhet pas 4 vitesh vrasja e klevis kapllanit u dyshua se u eliminua nga miku i tij nuredin dumani por cfare rrefeu vrasesi me pagese





































Është zbardhur pas 4 vitesh ekzekutimi me 14 plumba i Klevis Kapllanit, i cili u gjet i vrarë brenda automjetit të tij më 15 shtator 2020 në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.

klevis kapllani nuredin dumani

Vrasja u zbulua pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe zbërthimit të bisedave në aplikacionin SkyECC.

Në vrasjen e të riut, baba i një fëmije, fillimisht u dyshua se ishte implikuar miku i tij Nuredin Dumani, me të cilin kishte njohje të hershme dhe shoqëroheshin bashkë.

Gjithashtu Nuredin Dumani dhe Klevis Kapllani ishin nga i njëjti fshat, Sinaballaj, dhe para se vrasësi me pagesë të shpallej në kërkim nga Policia për ngjarjet kriminale, ata shoqëroheshin bashkë në publik.

Klevis Kapllani rezultonte i dënuar dy herë në Itali, si shpërndarës droge.

Lidhjet me personazhet e botës së krimit

Pas vrasjes së tij, grupi hetimor sekuestroi kamera të sigurisë pranë banesës së 33-vjeçarit dhe mori në pyetje familjarë të viktimës.

Nga këqyrja e kamerave, rezultoi se në ditët e para të shtatorit, 33-vjeçari kishte strehuar personin e rrezikshëm që i fshiheshin drejtësisë. Gjithashtu u ngritën dyshime se Klevis Kapllani kishte bashkëpunuar me Nuredin Dumanin, për disa ngjarje kriminale të ndodhura në trekëndëshin Elbasan-Durrës-Rrogozhinë.

Përveç strehimit Klevis Kapllani dyshohet se e ka ndihmuar edhe me transport pasi në të paktën një rast makina e autorëve të një vrasjeje në Durrës është djegur rreth 2 kilometër larg banesës së tij.

Dyshimet në lidhje me përfshirjen e 33-vjeçarit Klevis Kapllani në aktivitete kriminale në Shqipëri përveç precedentëve për trafik droge në Itali forcohen edhe më tej për faktin se 3 ditë para vrasjes, ai u ka dhënë mjetin e tij ‘Audi Q7’ në përdorim personave ende të pa identifikuar me të cilët kishte rënë dakord për t’ia kthyer më datë 14 shtator. Vetëm një ditë më pas ai u gjet i ekzekutuar me breshëri plumbash në rrugën pranë shtëpisë.

Sipas dyshimeve të policisë në atë kohë, Nuredin Dumani ka eliminimuar bashkëpunëtorin e tij, për të zhdukur çdo gjurmë.

Por dëshmia e vrasësit me pagesë hodhi dritë mbi ngjarjen, duke çuar në zbardhjen e krimit.

Hakmarrja e Nuredin Dumanit për vrasjen e mikut të tij

I penduar i drejtësisë, Nurdin Dumani pas arrestimit ka rrëfyer vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të ish-shokut që më pas u bënë hasëm, Talo Çela.

Nuredin Dumani dha detaje tronditëse për mënyrën se si e ekzekutuan taksistin, i cili ishte i papërfshirë në “botën” e tyre kriminale:

Nuredin Dumani-vrasja e Bujar-Celes-Talo-Cela

“Në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës të ndodhur në Elbasan në 17 shtator të vitit 2020, dua të sqaroj se, arsyeja që u vra Bujari ishte se 2 ditë më parë më datë 15 shtator të vitit 2020 u vra miku im Klevis Kapllani në Rrogozhinë (dyshoj se ngjarja është kryer nga Talo Çela dhe njëri nga vëllezërit Manhasa). Arsyeja e vrasjes së Kapllanit ishte se kishte dërguar pistoletën në ngjarjen e Ramazanit te servisi i Seit Manhasës, vëllait të autorit. Unë u organizova me Enver Divën dhe me Besmir Xhixhën.

Komunikova me Erjon Alibejn edhe i thashë që do ndërroj objektiv nuk do t’i bëj atentat Dine Çamit, por do organizoj vrasjen e vëllait të Talo Çelës për të marrë hakun e shokun tim. I thashë Erjonit do t’i jap çunave 60.000 Euro, Enverit dhe Besmirit.

Jemi takuar në 16 shtator me Enverin dhe Besmirin në fshatin Pajovë dhe kemi qëndruar gjithë natën në një arë në Pajovë duke pritur orën 04:00 të mëngjesit pasi Bujar Çela në këtë orë çohej për të shkuar tek autobusët që vinin nga Greqia dhe pinte kafe aty. Në orën 4:00 kemi shkuar tek shtëpia e Bujar Çelës, por na diktuan. Unë së bashku me çunat i shkova para shtëpisë dhe po prisja që të hapej dera e banesës për të dalë jashtë Bujari.

Duke qëndruar në pritje vjen pas meje një shtetas të cilin nuk e njihja dhe e pyes kush je ti ? Më tha që jam i shtëpisë këtu. Unë isha veshur me një jelek antiplumb dhe i them personit jam i Policisë. I thash çunave, o komandant hajde se na pikasën dhe u larguam. Unë isha me mjetin ‘Mercedes E Class’ i vitit 2012, i cili ishte e vjedhur….

Pasi ikëm direkt tek kthesa e Cërrikut që të largoheshim nga lagja e Bujarit. U ktheva edhe njëherë bashkë me Besin dhe Enverin te lokali ku unë e dija që ai e pinte kafen në mëngjes. Për vendndodhjen se ku e pinte kafen Bujari më kishte informuar Eljo Bitri. Eljon e kisha si informator, por në këtë ngjarje nuk e dinte që do vritej atë ditë Bujari… Kur jam kthyer nga kthesa e Cërrikut për te lokali që do kryenim ngjarjen, kam ndaluar te një karburant dhe kam hedhur naftë. Më pas shkova drejt vendngjarjes.

Nuk e mbaj mend nëse isha unë para apo makina tjetër. Rrugës afër lokalit pashë që doli nga makina Bujar Çela në atë moment bëra rreth rrotullimin dhe e ndalova makinën pak më përpara lokalit. Enveri me Besin ishin me makinën ‘Renault’ përballë lokalit ku po prisnin që të afrohesha unë. Kur ata më panë që unë zbrita nga makina, Enveri doli nga makina ku po qëndronte dhe shkon në drejtim të Bujar Çelës për ta qëlluar.

Personat që ishin në tavolinë me Bujarin u çuan dhe u larguan, në atë moment Enveri e goditi me armën ‘Scorpions 7.65’ diku tek 20 herë. Unë shkova për ta qëlluar por pistoleta me ngeci. Ishte pistoleta që me kishte falur Talo Çela….”

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts