U eliminua nga Big Brother VIP 3, Ervin Gonxhi: Nuk po rrija dot më, e vetmja gjë që më ka mbetur në mendje…

u eliminua nga big brother vip 3 ervin gonxhi nuk po rrija dot me e vetmja gje qe me ka mbetur ne mendje

23:50 – 30.01.2024

U eliminua nga Big Brother VIP 3, Ervin Gonxhi: Nuk po rrija dot më, e vetmja gjë që më ka mbetur në mendje...

u eliminua nga big brother vip 3 ervin gonxhi nuk po rrija dot me e vetmja gje qe me ka mbetur ne mendje
u eliminua nga big brother vip 3 ervin gonxhi nuk po rrija dot me e vetmja gje qe me ka mbetur ne mendje

Ervin Gonxhi është i eliminuari i mbrëmjes së sotme. Fati duket se nuk ka qenë në anën e instrumentistit, ndërsa as bileta e “Lori Caffe” nuk ka mundur ta shpëtojë nga eliminimi.

Nga studio pas përfundimit të rrugëtimit, Gonxhe tha se e vetmja gjë që i mbeti në mendje pas largimit nga formati është “çunat me kë do të falen”.

Ervini: Nuk po rrija dot më. Se përballoja dot më që pas takimit me djalin. Nuk po rrija dot më dhe është shumë ndryshe aty brenda. Unë nuk jam mësuar ashtu. Unë i dua gjërat pak më ndryshe.

Ledioni: Pas Primes ti ishte në Leavin dhe po thoshe unë uroj të dalë, madje po lutem që unë të dalë.

Ervini: Po, është e vërtetë. Madje edhe sot u thash mbaje mend po nuk dola edhe unë. Ato nuk donin.

Ledioni: Po Bardhi u prek shumë, Meritoni ishte gjithashtu…

Ervini: Edhe gocat janë prekur sepse unë kam kaluar mirë me të gjithë dhe jam munduar të japë atë që Zoti më ka falur. E vetmja gjë që më ka mbetur në mendje tani është po çunat me kë do të falen, me kë do rrinë dhe çfarë do të bëjë. Ne krijuam një vllazëri shumë të mirë që mbase edhe jashtë nuk e kemi. Aty kemi pasur një dashuri për dy arsye, sepse vijoi për hir të Zotit dhe sepse ne jemi ata që jemi.

Ledioni: Çfarë të shqetësonte më shumë?

Ervini: Aty zgjoheshe në mëngjes, duhej patjetër të kapeshe me dikë. Duhet të gënjeje pas 10 minutash, e kishe duke u kapur në qafë sikur s’ka ndodhur asgjë. Janë gjëra që nuk kanë lidhje me karakterin tim.

Arbri: Unë mendoj se kush ka dashur të marrë një mesazh, e ka marrë mesazhin nga sjellja jote.

Ervini: Besoj që po, shpresoj që po.

Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →