U fejua në fshehtësi me reperin italian? Jori Delli i jep fund aludimeve, modelja rrëfen planet për martesë e fëmijë: Kemi gjetur emrin e gocës! Njohja jonë nisi kur…

u fejua ne fshehtesi me reperin italian jori delli i jep fund aludimeve modelja rrefen planet per martese e femije kemi gjetur emrin e goces njohja jone nisi kur



































Modelja Jori Delli, prej disa muajsh ka bërë publike lidhjen me reperin italian, Fred De Palma, me të cilin tashmë ajo ka nisur të planifikojë martesën e zgjerimin e familjes.

jori delli dred de palma 22

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Jori i ka dhënën fund aludimeve se ajo dhe reperi janë fejuar në fshehtësi.

“Nuk kam asnjë unazë. Nuk jemi fejuar në fshehtësi. Jo unë kur të kem unazë do tregoj, nuk e fsheh fare”, tha ajo.

jori delli

Ndër të tjera, Jori ka treguar se ajo dhe Fred De Palma kanë diskutuar edhe planet për martesë e fëmijë, madje kanë gjetur edhe emrin e vajzës.

Pyetje: Keni diskutuar për martesë, për fëmijë?

“Po po, flasim, kemi një emër për gocë. Nuk e them se mos ma kopjojnë”, tha Jori.

jori delli fred de palma (2)

Po ashtu modelja e njohur ka rrëfyer edhe njohjen me reperin. Ajo ka treguar në “Pushime on Top” se me Fred De Palmën janë njohur 7 vite më parë, në një kohë kur ajo ishte e dashuruar dhe në një lidhje me një tjetër person.

“Ne kemi 7 vite që jemi njohur, nuk e ka thënë asnjëherë publikisht, por unë kama qenë e lidhur atëherë me një ishin tim, Simonen. Kemi qenë në një club, ka qenë edhe Fredi atje, dhe në një moment kur po kaloja vetëm, ai thotë “kush është ajo”, pyet dhe pronarin për mua. Bënte pak si garip, dhe ai pronari i tha “është e dashura e shokut tim”, e kishte edhe shok Simonen ai.

jori delli fred de palma (1)

Janë zënë, është bërë një çështje… Të nesërmen i kërkon dhe falje atij, i thotë; nuk e dija që ishte e dashura jote”, mua pastaj më shkruan pas kohësh, unë i jam përgjigjur shumë keq, se s’më pëlqente ai si arrogant. Pas 3 vitesh, agjencia ime në Milano më thotë për një videoclip, ishte për Fred De Palmën.

Ai ka qenë i dashuruar në atë periudhë dhe unë kam qenë e lidhur, por si profesionalistë kemi bërë videclipin dhe kaq. Para dy vitesh, kur isha single, më shkruan në Instagram dhe unë iu përgjigja. Isha e mërzitur dhe folëm, zbulova një anë tjetër të tij. Jemi të dashuruar shumë”, tregoi ajo.

jori delli1 jori delli9 jori delli4 jori delli5 jori delli12 jori delli6 jori delli (2) jori delli10 jori delli8

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →