U fut nga stoli dhe shënoi golin e fitores në minutën e 92-të, futbollisti shqiptar bën heroin në… Turqi

u fut nga stoli dhe shenoi golin e fitores ne minuten e 92 te futbollisti shqiptar ben heroin ne turqi
u fut nga stoli dhe shenoi golin e fitores ne minuten e 92 te futbollisti shqiptar ben heroin ne turqi

Futbollisti shqiptar i Kosovës, Zymer Bytyqi ishte njeriu i ndeshjes për Antaljaspor, që triumfoi  2-1 në shtëpi ndaj Hatajspor në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Turqisë.

Bytyqi u aktivizua në lojë në minutën e 81-të në vend të Larson. Në minutën e 90+2-të, futbollisti i Kosovës realizoi për 2-1, duke e përmbysur rezultatin. 

Ky ishte goli i parë për Bytyqin në këtë edicion me Antaliasporin, ndërsa ka edhe dy asistime. Ekipi i tij gjendet në vendin e tetë me 45 pikë. 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co