Rigels Kaso, 42-vjeç nga Bilishti u gjet i dhunuar barbarisht nga persona ende të paidentifikuar në Tiranë.
Policia po heton rastin, por ende nuk ka mundur të identifikojë dhe kapë autorët, ndërsa 42-vjeçari ndodhet në intubim në spitalin e Traumës në Tiranë.
Kaso, ushtronte aktivitetin e inxhinierit elektrik, duke kryer instalime elektrike dhe instalime kamerash në zona të ndryshme të vendit.
Ndërkohë që fqinja i tij në Bilisht në një intervistë tregon se e njeh për njeri shumë të mirë dhe djalë të shkëlqyer.
Ndërkohë që prej 2-3 ditësh nuk ishte parë në pallatin ku jetonte, fqinja tregon detaje edhe rreth familjes së tij.
Fqinji i Rigels Kasos:
‘’Ishte djalë i shkëlqyer, edhe mos e kishe mendje do të fliste nëse të shihte në rrugë jo vetëm mua por të gjithëve. Tani po e bisedoja me gruan edhe u çuditëm. Ai jetonte në Bilisht, në këtë pallatin këtu. Këto 2- 3 ditë nuk e kam parë. Ai jetonte vetëm, e ëma jetonte jashtë shtetit. Ai rrinte me gjyshen , pas vdekjes së gjyshes jetonte vete. Ai ishte specialist elektrik, punonte edhe punë private kur e thërrisin. Edhe ne kur kishim probleme e thërrisnim e vinte, nuk na merrte as lekë. Nuk punonte në Tiranë , se di pse ka shkuar. Nuk e di çfarë ka në Tirane. Si njeri është i shkëlqyer’’
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co