![“U gjet në vatrën e zjarrit”, humb jetën një person si pasojë e flakëve në një banesë në Vlorë 2 u gjet ne vatren e zjarrit humb jeten nje person si pasoje e flakeve ne nje banese ne vlore](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/u-gjet-ne-vatren-e-zjarrit-humb-jeten-nje-person-si-pasoje-e-flakeve-ne-nje-banese-ne-vlore.jpg)
Një person ka humbur jetën si pasojë e zjarrit të rënë në një banesë private në qendër të Vlorës.
Një punonjës i shërbimit zjarrfikës tha se fillimisht u izoluan flakët dhe më pas kanë hyrë në banesë nën dyshimet se dikush gjendej brenda.
Personi që ndërroi jetë sipas tij është gjendur në vatrën e zjarrit, ndërsa në lidhje me dyshimet për shkakun e flakëve, ai tha se dyshohet se gjithçka ka nisur nga një ngrohëse.
“Shërbimi zjarrfikës mori njoftim për një zjarr në këtë banesë, e cila është shumë e vjetër. Menjëherë u vumë në dispozicion të ngjarjes me të gjitha forcat dhe mjetet. Kur erdhëm në vendin e ngjarjes konstatuam se zjarri kishte marrë përmasa të mëdha, pasi flakët kishin dalë mbi çati.
Me veprimet tona të shpejta bëmë të mundur fillimisht izolimin e flakëve dhe pastaj u futëm brenda sepse na thanë që ndodhej një person brenda banesës. U futëm brenda dhe konstatuam se persona ka ndërruar jetë pasi është ndodhur në mes të vatrës së zjarrit. Ndoshta ka qenë moshë e madhe dhe nuk ka pasur mundësi të dilte nga banesa. Besoj se shkak do ketë qenë përdorimi i ndonjë ngrohësje”, tha një punonjës i shërimit zjarrfikës.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co