Mbreti Felipe VI ka reaguar publikisht lidhur me incidentin në Paiporta, një nga bashkitë më të prekura nga stuhia vdekjeprurëse, ku u godit me baltë dhe sende të forta nga banorët e zonës.
“Duhet të kuptoni zemërimin dhe zhgënjimin e shumë njerëzve,” tha mbreti këtë të diel pasi ai, mbretëresha dhe politikanët që i shoqëruan, u vunë në shënjestër të fyerjeve dhe baltës gjatë vizitës së tyre në zonat lindore të Valencias.
Në fjalimin gjatë një takimi me krerët e qeverisë dhe drejtuesit e emergjencave civile, ai kërkoi të kuptohet reagimi i njerëzve për shkak të situatës katastrofike që ata kanë kaluar.
“Ne duhet të kuptojmë zemërimin dhe zhgënjimin e shumë njerëzve, për shkak të asaj se sa keq e kanë pasur, për shkak të vështirësisë për të kuptuar se si funksionojnë të gjithë mekanizmat dhe funksionimin e reagimit ndaj emergjencës. Ne duhet të garantojmë që shteti në të gjithë plotësinë e tij është i pranishëm”, tha monarku, i cili u shpreh mirënjohës për kontributin e madh të njerëzve gjatë këtyre ditëve në rajon.
Intervención del Rey en la reunión del Centro de Coordinación Operativa Integrado (CECOPI) de la Comunidad Valenciana.
➡️https://t.co/C9v6fDOEX9 pic.twitter.com/3Ej1ZGC7Nm
— Casa de S.M. el Rey (@CasaReal) November 3, 2024