Shqiperia

U kap me sasi të madhe droge dhe pistoletë, arrestohet shqiptari në Itali

u kap me sasi te madhe droge dhe pistolete arrestohet shqiptari ne itali
u kap me sasi te madhe droge dhe pistolete arrestohet shqiptari ne itali

Mëngjesin e djeshëm në Albenga të Italisë, policët e komisariatit të PS Alassio kanë arrestuar një 48-vjeçar shqiptar me precedentë, i akuzuar për posedim për qëllime trafikimi të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Burri, i cili prej disa kohësh ka qenë nën vëmendjen e punonjësve të komisariatit, ka lëvizur së bashku me një grup bashkatdhetarësh në zonat përballë bregdetit të Albengës.

Paraditen e djeshme operatorë, në marrëveshje me Autoritetin Gjyqësor, vendosën të vijojnë me kontrollin e banesës së përdorur nga të akuzuarit, në të cilën kanë gjetur një sasi të madhe droge, në veçanti 17 kg hashash, 2 kg kokainë dhe marijuanë të ndarë në pako.

Gjithashtu u sekuestrua materiali për paketimin e lëndës narkotike si dhe një pistoletë me numër serie të gërryer dhe municionet përkatëse.

Në përfundim të hetimeve rituale, i arrestuari është vënë në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor në burgun e Genovas.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts