Policia gjeti më shumë se 36,000 £ kokainë të fshehur në një pronë të qytetit, ndërsa arrestoi dy shqiptarë.
Gjykata e Kurorës së Norwiçit dëgjoi se droga u gjet pasi Besmir Doci, 39 vjeç, u ndalua nga policia në Denmark Road, Norwich, dhe u zbulua se kishte 115 £ para në dorë.
Gjykata e Kurorës së Norwich tha se pesë qese me pluhur të bardhë, që iu gjetën në xhaketën e tij ishin me kokainë, duke nxitur një kontroll në adresën ku ai kishte qëndruar.
Z. Ivory tha se ndërsa kontrolli po kryhej, më 5 qershor të këtij viti, i bashkëpandehuri Armir Cenaj, 24 vjeç, u kthye në pronë dhe u fut brenda pasi kishte blerë ushqime.
Atij iu gjet një sasi kokaine si dhe 365 paund cash.
Oficerët e policisë më pas gjetën kokainën e cila ishte “e fshehur” në një boshllëk si dhe më shumë se 9,000 £ në një kuti këpucësh.
Doci, pa vendbanim fiks, u paraqit në gjykatë të mërkurën pasi pranoi posedimin me qëllim shpërndarjen e kokainës.
Duke i burgosur të dy shtetasit shqiptarë për dy vjet secili, gjyqtari Anthony Bate tha se ata ishin të përfshirë në furnizimin “klandestin” të drogës së klasit A.
Rob Pollington, avokati i Doçit, tha se klientit të tij i vinte “shumë keq” por pasi erdhi në këtë vend me premtimin e punësimit e gjeti veten në borxhe, ishte “i pastrehë, nuk kishte mbështetje dhe ishte i dëshpëruar”.
Matthew Edwards, avokati i Cenajt, tha se si shumë të tjerë, atij i ishte “shitur diçka si një mundësi false për të ardhur në MB”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co