![U konfliktua fizikisht me 3 vëllezër dhe shkatërroi lokalin, arrestohet 28-vjeçari në Elbasan 2 u konfliktua fizikisht me 3 vellezer dhe shkaterroi lokalin arrestohet 28 vjecari ne elbasan](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/01/u-konfliktua-fizikisht-me-3-vellezer-dhe-shkaterroi-lokalin-arrestohet-28-vjecari-ne-elbasan.jpg)
Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes disa shtetasve, në ambientet e një lokali, në lagjen “5 Maji”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë, me qëllim sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve përgjegjës.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit O. S., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke qenë në gjendje të dehur, në ambientet e lokalit, është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasit I. M., A. M. dhe B. M. (vëllezër), si dhe ka thyer xhamin e derës së këtij lokali. Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt, I. M., 31 vjeç, A. M., 22 vjeç dhe B. M., 33 vjeç, banues në Elbasan.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co