Ylli i hip-hop-it i nominuar për Grammy, Travis Scott, është arrestuar sot në hotelin luksoz Georges V në Paris pas një incidenti të dhunshëm me një roje sigurie, thanë prokurorët e Parisit.
Policia arrestoi Scott pasi roja i sigurisë u përpoq të ndalonte një sherr mes reperit dhe truprojës së tij, thanë prokurorët, duke shtuar se kishte nisur një hetim penal.
Kujtojmë se në qershor, Scott u arrestua për prishje të qetësisë për shkak të dehjes dhe pas një sherri në një jaht në Miami Beach, Florida, tha policia lokale në atë kohë.
Reperi u arrestua nga oficerët në Miami Beach Marina dhe u dërgua në burgun e qarkut.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co