Trajneri i Beshiktashit, Xhovani Van Bronkhorst, pati një takim me zv.presidentin Juçel, duke diskutuar në lidhje me ecurinë e ekipit, teksa nuk ngurroi, t’i dilte në mbrojtje talentit shqiptar, Ernest Muçi, i cili pak kohë më parë u kritikua nga tifozët për performancën e tij.
“Të gjithë lojtarët në ekip janë të veçantë dhe të vetëdijshëm për detyrat e tyre. Në vazhdojmë punën tonë me një nivel të lartë të performancës për sa i përket sistemit dhe taktikave.
Loja agresive e kundërshtarëve tanë ndonjëherë ndërpret lojën tonë të mirë. Mund të marrim rezultate që nuk i duam, megjithatë, ritmi ynë në fillim të sezonit do të rritet dita-ditës. Muçi, portieri Ersin Destanoglu dhe Semih Kılıçsoy janë djemtë tanë”, deklaroi trajneri holandez.
PANORAMASPORT.AL