Një 15-vjeçar rezulton i zhdukur që prej ditës së djeshme në Shkodër. Babai i të miturit ka shkuar në policinë e Shkodrës ku ka kallëzuar zhdukjen e të birit.
Policia njofton se po punohet për gjetjen e tij.
Njoftimi
Më datë 11.01.2024, ka kallëzuar shtetasi A. B., 39 vjeç, se është larguar nga banesa, djali i tij 15 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.