U lirua nga burgu me marrëveshjen e të burgosurve, Bideni pret në Shtëpinë e Bardhë kritikun e Kremlinit

u lirua nga burgu me marreveshjen e te burgosurve bideni pret ne shtepine e bardhe kritikun e kremlinit
u lirua nga burgu me marreveshjen e te burgosurve bideni pret ne shtepine e bardhe kritikun e kremlinit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u takua me figurën opozitare ruse, Vladimir Kara-Murza, dhe familjen e tij në Shtëpinë e Bardhë të enjten.

Kara-Murza u lirua nga burgu në Rusi në marrëveshjen e këmbimit të të burgosurve mes Moskës dhe disa vendeve të Perëndimit më 1 gusht.

Bideni postoi në Facebook se takimi u mbajt për “ta festuar kthimin e tij në Amerikë”, pasi ai “u burgos padrejtësisht në Rusi sepse foli kundër luftës së Rusisë në Ukrainë”. Kara-Murza ishte shënjestër e dy incidenteve me helmim, për të cilat ai e fajësoi Qeverinë e Rusisë.

Ai po vuante një dënim me 25 vjet burgim për tradhti, para se të lirohej në marrëveshjen e këmbimit. Pas lirimit, Kara-Murza tha se dallimi mes diktaturës dhe demokracisë është se në demokraci jeta e njeriut është e shenjtë.

Ai i bëri thirrje botës që të bëjë dallimin mes popullit të Rusisë dhe presidentit të këtij shteti. “Ka shumë njerëz në Rusi që janë kundër luftës, që nuk i besojnë propagandës së Kremlinit”, tha kritiku i Kremlinit./Rel/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →