U merrnin para qytetarëve që të parkonin automjetet në hapësira publike, e pësojnë tre persona

u merrnin para qytetareve qe te parkonin automjetet ne hapesira publike e pesojne tre persona
u merrnin para qytetareve qe te parkonin automjetet ne hapesira publike e pesojne tre persona

Ka nisur procedimi në gjendje të lirë për tre persona, të cilët u merrnin para qytetarëve që të parkonin automjetet në hapësira publike.

Policia njofton se mbi rastin janë referuar materialet në [prokurori, ku ka nisur dhe hetimi në lidhje me tre shtetasit.

Njoftimi: 

Iu merrnin para qytetarëve që parkonin automjetet në 2 hapësira publike pa pagesë, në rrugën “Taulantia”, procedohen penalisht 3 shtetas.

Si rezultat i intensifikimit gjatë sezonit veror, të punës në terren dhe kontrolleve në subjekte ekonomike të ndryshme, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive ekonomiko-financiare, specialistët për hetimin e krimeve në këtë fushë konstatuan se 3 shtetas shfrytëzonin në kundërshtim me ligjin, si 2 vendparkime automjetesh, hapësira publike në rrugën “Taulantia”.

Për rastet u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. V., 34 vjeç, A. V., 39 vjeç, vëllezër, si dhe për shtetasin R. H., 24 vjeç, për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuptonit tatimor” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Kontrollet dhe bashkëpunimi me qytetarët, për goditjen e kësaj paligjshmërie, do të vijojnë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →