Në 18 muajt e fundit, autoritetet lituaneze kanë përfunduar krijimin e një rrjeti prej mbi 3 300 strehimoresh të afta për të pritur rreth 900 000 njerëz ose një të tretën e popullsisë totale të vendit, bëri të ditur ministrja e Brendshme e Lituanisë, Agne Bilotaite.
Masa u miratua pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.
Ministri njoftoi se rrjeti do të vazhdojë të zgjerohet derisa të mund të strehojë gjysmën e banorëve të Lituanisë.
Masa të ngjashme janë miratuar gjithashtu gjatë dy viteve të fundit nga Letonia dhe Estonia.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co