Tre mjekë janë paditur për dështimin e kryerjes së një vlerësimi të thelluar neurologjik. Tani ata do të duhet të përgjigjen për vrasjen nga pakujdesia për vdekjen e të resë Valeria Fioravanti.
Ata e kishin ngatërruar meningjitin me një dhimbje koke. Një diagnozë e gabuar, që i kushtoi jetën Valeria Fioravantit, 27-vjeçares që vdiq nga meningjiti në janar 2023, pasi u vizitua në spital dhe ambiente të ndryshme shëndetësore në Romë. Më shumë se një vit pas vdekjes së saj, gjyqtari i seancës paraprake dërgoi në gjyq tre mjekë të akuzuar për vrasje nga pakujdesia për vdekjen e të resë. Gjykimi është caktuar për në 16 shtator 2025.
Diagnoza e gabuar në 4 spitale të ndryshme
Në dhjetor të vitit 2022, e reja shkoi në spital sepse përjetoi siklet pas heqjes së një abscesi. Gjithçka ka nisur më 25 dhjetor kur 27-vjeçarja u operua në një spital të njohur në Romë. Dy ditë pas ndërhyrjes, vajza shkoi në urgjencën e një spitali tjetër, duke u ankuar për dhimbje koke të forta, dhimbje shpine dhe qafe. Ajo do të ishte diagnostikuar me një dhimbje koke të fortë dhe për këtë arsye u kurua me antiinflamatorë. Dhimbja më pas do të përkeqësohej.
Një tjetër vizitë në të njëjtin spital, një tjetër diagnozë e gabuar. Megjithatë, sipas historisë së familjarëve, Valeria vazhdoi të përkeqësohej. Në përpjekjen e katërt, mjekët kuptuan se ishte meningjit bakterial. Më pas, 27-vjeçarja iu nënshtrua një testi të palcës së eshtrave, i cili do të kishte konfirmuar dyshimin, por deri atëherë ishte tepër vonë: vajza ra në koma dhe, pavarësisht një operacioni, vdiq më 10 janar 2023.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co