“U ndërtua HEC në çdo rrëke uji”, Braçe shpërthen ndaj demokratëve: Forma e koncesioneve tuaja, jo sterilizim, por rruajtje!

u ndertua hec ne cdo rreke uji brace shperthen ndaj demokrateve forma e koncesioneve tuaja jo sterilizim por rruajtje
u ndertua hec ne cdo rreke uji brace shperthen ndaj demokrateve forma e koncesioneve tuaja jo sterilizim por rruajtje

Deputeti socialist Erion Braçe është përplasur me ligjvënësit demokratë nga foltorja e Kuvendit në seancën për ligjin e koncesioneve dhe PPP-të duke u kthyer pas në kohë, gjatë qeverisjes Berisha.

Braçe u shpreh se asokohe ishin dhënë 290 kontrata koncesionare për të ndërtuar HEC në çdo rrëke uji, ndërsa në Portin e Durrësit sipas tij “kishte çdo vinç nga një koncesion”.

Ai shtoi se forma e koncesioneve të mëparshëm “mund të quhet edhe sterilizim, por shitja nuk është sterilizim, por depilim ose rruajtje ku merren të gjitha dhe nuk i merr dot më”.

“Natyra e ligjit apo amendimet nuk kanë lidhje me atë që është folur deri tani në këtë sallë. Nuk ka lidhje as me koncesionet në shëndetësi, as në fusha të tjera. Për më tepër që natyra e amendimeve është shtrënguese, jo liberalizuese, për të vënë në kontroll situatën që shfaqet sidomos në hidrocentralet e vogla.

Thënë kjo nuk e kuptoj këtë debat prej orësh me vëmendje jo te amendimet, por në çdo gjë veç amendimeve. Nga ajo që dëgjova për 4 orë me radhë këtu, them se kjo sallë ka memorie, nuk është pa memorie. Për shembull në datën 20 dhjetor të vitit 2012, hirësia e tij Sali Berisha dhe unë kemi konsumuar një interpelancë për këtë temë, koncesionimin e pasurive publike në këtë vend. Isha shumë i frymëzuar për këtë dhe doja të flisja sepse kisha lexuar veprën e një ideologë të madhe të fushës, Argita Malltezi për hidrocentralet dhe PPP. Një temë e re, në shkollë nuk e kishim bërë dhe gjetëm mundësinë të mësonim dhe e mbaj ende në bibliotekën time librin e zonjës në fjalë si kontribut themelor për këtë instrument në gjithë Shqipërinë.

Zoti Berisha pasi u njoh më këtë humbi durimin, zbriti, erdhi këtu e tha ik prej këtej. Fjala bie, deri në atë moment ishin dhënë 290 kontrata koncesionare për të ndërtuar HEC në çdo rrëke uji, aq sa në një emision satirik u tha mos urinoni në natyrë se do ua bëjnë HEC. Ndërkohë që në ato 1000 faqe letra që kisha këtu, kishte një problem, një shoqja ime deputete në sallë kishte marrë letrat për koncesion për Kardhiq 1, 2 ,3 ,4 ,5 ,6 ,7 dhe nuk e kuptoja pse kjo zonja rrinte gjithë kohën mbi Kardhiq. Gjithë kohës.

Edhe sot 92-93% e kontratave koncesionare është dhënë në atë kohë për HEC. Edhe ato mbi Kardhiq nuk janë më, po ishin 4 vendburime nafte që prapë një shoqja ime deputete këtu i kishte përlarë. Ishin në vendburime gëlqerore, ende sot ashtu janë. Në Portin e Durrësit kishte çdo vinç nga një koncesion. Në ato 1000 faqe ishte edhe koncesioni i Damir Fazlic, drejtorët duhet të përgjigjen një më një, por modeli ishte ky. E mbani mend që gjithë familja kishte shkuar në Porto Romano dhe blinte tokat e bujqve me lekë në dorë. Me vulë dhe certifikatë, jo në kadastër, por me vete. Bam e bam certifikatave.

Të dalësh kundër një porti për të mbrojtur prapë interesat e atij zotërisë, Damir Fazlic, prit o vëlla se bën mu e gjitha. Pati edhe një proces tjetër, ishte shitje, jo koncesionin. U shit OSSH për të cilën akoma hetohet, duhet të merren të pandehur njerëz atje. Po ARMO-n e mbani mend, u shit në Teksas dhe erdhi një investitor shumë i madh që ishte një nga Shqipëria, një Rezart Taçi që blinte piktura në ca salla të mëdhaja ku bliheshin piktura dhe jepeshin fonde përmes tyre. Nuk ndodhi vetëm kjo po desh iku edhe Albpetroli se doli një amerikan tjetër që ishte prapë Taçi që desh e përlau edhe atë.

Pasi themi të gjithë këto çfarë është, ajo forma e koncesionit sipas ideologes së fillimit mund të quhet edhe sterilizim, por shitja nuk është sterilizim, por depilim ose rruajtje, ku merren të gjitha dhe nuk i merr dot më. Kjo ka ndodhur në atë kohë. Po të doni e bëjmë krahasimin, si është vepruar atëherë dhe tani, Për ideologji jam kundër nga mëngjesi dhe në darkë, por për fat ju të djathtët na keni dhënë dhe modelin tjetër, për t’i dhënë mundësi vetëm privatëve”, u shpreh Braçe.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →