Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi gjatë fjalës së tij në seancën plenare, ka folur në lidhje me raportin e OLAF dhe rrëzimit të kërkesës për mocion me debat në lidhje me këtë çështje.
Bardhi tha mocioni u kërkua pas një raporti zyrtar të OLAF dhe jo në bazë të aludimeve apo thashethemeve.
Ai shtoi se ky raport duhet t’i jetë vënë në dispozicion edhe MInistrisë së Bujqësisë dhe nëse nuk i është vënë, atëhere sipas tij kjo ministri është shpallur “skenë krimi”.
Bardhi: E para, ka një njoftim zyrtar në zyrën kundër mashtrimit në BE, që deklaron se ka informuar autoritet përgjegjëse mbi raportin përfundimtar të OLAF sa i takon abuzimeve me fondin e bujqësisë.
Unë nuk e di se cfarë kërkon diçka më shumë zyrtare. Raportin zyrtar të OLAF, ministrja do duhet ta ketë marrë, nëse nuk jua kanë sjellë, do të thotë që nuk kanë besim.
Nëse ministrisë e bujqësisë e kanë shpallur skenë krimi, mendoj që nuk mund t’ia kenë vënë në dispozicion.
Fakti është që raporti është përfundimtar dhe mocioni me debat i kërkuar nga PD bazohet në një njoftim zyrtar.
Asnjë e dhënë e shkruar në kërkesën për debat, nuk është as aludim dhe as thashethem, por një raport zyrtar.
Në këtë raport theksohet se pas hetimit të rasteve te denoncuar është vërenjtur se nga institucionet përgjegjëse të Shqipërisë është abuzuar me fondin 33 milion euro. Për pasojë ky fond konsiderohet i papërshtatshëm dhe i sugjerohet KE të pezullojë fondin e ri 112 milion euro, para që do të duhet t’i shkonin fermerëve.
Opozita i shtriu dorën mazhorancës, që të bëhemi bashkë, të analizojmë gjetjet e raportit të OLAF dhe të miratojmë masat në funksion të zhbllokimit të fondeve.
Nëse do ta kishim përdorur këtë cështje për politikë thjesht do kishim drejtuar gishtin.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co