Bota Sport

“U paraqit mirë në Europian”, Sivaspori zbulon 7 ofertat për Rei Manajn: Paratë nga shitja e tij do të caktojnë buxhetin e klubit

u paraqit mire ne europian sivaspori zbulon 7 ofertat per rei manajn parate nga shitja e tij do te caktojne buxhetin e klubit



































Rei Manaj vazhdon të jetë një temë e hapur diskutimi në Turqi, ku Sivaspor ka marrë ofertë pas oferte për sulmuesin shqiptar. Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi për shtyp i klubit, i cili bëri të ditur se ka oferta të ndryshme që kanë mbërritur për lojtarin, sidomos pas faktit që ai u aktivizua me Shqipërinë në Europian.

manaj

“Rei Manaj u paraqit mirë në Kampionatin Europian. Nëse shifrat për Rei Manajn nuk do të arrijnë nivelin që kërkojmë ne, lojtari nuk do të largohet. Ka 7 klube të interesuara nga Franca, Rusia, Arabia Saudite dhe Dubai. Negociatat tona do të vazhdojnë, Ne mendojmë që të arrijmë një rezultat sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha zëdhënësi për shtyp, Gokhan Karagol.

Ndërkohë, trajneri Bylent Ujgun, la të kuptohet se shumë gjëra në merkato do të varen nga shifra që do të sigurohet nga shitja e mundshme e Manajt.

“Paratë që do të vijnë tani nga Manaj., do të përcaktojnë buxhetin e transferimeve të klubit tonë. Nëse Manaj nuk do të shitet, ne përsëri do të jetë sikur të kemi transferuar një qendërsulmues shumë të rëndësishëm dhe të kualifikuar në këtë kampionat. Ndaj merkato ka pak varësi nga kjo situatë”, theksoi ai për mediat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts