U paraqit në SPAK, flet deputeti Asllan Dogjani: Grabitje me pronën publike në mes të Tiranës, dosjen ia kam çuar ambasadorëve

u paraqit ne spak flet deputeti asllan dogjani grabitje me pronen publike ne mes te tiranes dosjen ia kam cuar ambasadoreve








































Deputeti demokrat Asllan Dogjani i cili u paraqit sot në SPAK, foli për mediat pas daljes nga ambientet e SPAK.

asllan dogjani spak (7)

Dogjani tha se shkoi në SPAK për kallëzimin lidhur me vjedhjen e pronës publike në Tiranë, vjedhje kjo që sipas tij është bërë në bashkëpunim me kadastrën.

Dogjani tha se shkoi në SPAK për te marrë një kopje të aktit me CD. Ai akuzon biznesmenin e ndërtimit Ilirjan Çela se ka zaptuar kopshtin publik dhe e ka legalizuar atë për të ndërtuar një tjetër pallat, duke zhdukur hapësirat e gjelbra.

Dogjanin e shoqëruan në SPAK banorët dhe ish-pronarët e pallatit.  Deputeti tha se ka edhe një dosje të cilën u’a ka çuar ambasadorëve, sepse sipas tij shteti  shqiptar nuk funksionon.

Dogjani: Sot kam marrë edhe banorët edhe ish-pronarë të e pallatit ku jetojnë, sepse për këtë kam ardhur edhe sot dhe kam marr kopjet e aktit me cd. Këtu kam edhe një dosje të cilën u’a kam çuar edhe ambasadorëve sepse shteti  shqiptar nuk funksionon. Kam kërkuar interpelanca, kam bërë debate në parlament i kam kërkuar kryeministri Rama lidhje me grabitjen e pronës publike. Por ajo që më bën përshtypje është se unë bëj denoncim për vjedhje të pronës publike me korrupsuion. Kam denoncuar publikisht grabitjen e pronës publike në mes të Tiranës në bashkëpunim e Kadastrën. Vetë kadasatra e ka anuluar vendimin e vetë të ;legalizimit, e kemi kallëzuar në prokurori.

Do tu tregoj edhe një fotografi qe tu tregoj se çfarë është legalizuar sepse është shumë interesante. Kjo këtu është ajo nevojtorja që gjoja banonte një Ramazan Gjoshi përpara pallatit, që e ka përdorur për nevojtore për punëtorët kur  ka ndërtuar pallatin ky Ilirjan Çela dhe më pas e ka legalizuar 210 metër katrorë tokë.

Sot  ësht ë hera e tretë që Dogjani paraqitet në SPAK. Më 4 nëntor para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme Dogjani tha për gazetarët se po i hetojnë pasurinë. Ai tregoi arsyet e këtij vendimi si dhe personat që sipas deputetit qëndrojnë pas këllëzimit.

Asllan Dogjani akuzon biznesmenin e ndërtimit Ilirjan Çela se ka zaptuar kopshtin publik dhe e ka legalizuar atë për të ndërtuar një tjetër pallat, duke zhdukur hapësirat e gjelbra.

Kujtojmë se deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për fshehje pasurie.

M ë 3 korrik 2024, Dogjani u paraqit në SPAK p ër her ë t ë par ë,  ku qëndroi për rreth dy orë e gjysmë. Aso kohe Dogjani konfirmoi se marrja e tij në pyetje nga SPAK është bërë rreth problemit të disa qytetarëve në lidhje me zaptimin e hapësirës publike nga pronari i pallatit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →