Shqiperia

U paraqit për dosjen e dhënies së legalizimeve në këmbim të votës, Artan Lame del nga SPAK pas më shumë se dy orësh

u paraqit per dosjen e dhenies se legalizimeve ne kembim te votes artan lame del nga spak pas me shume se dy oresh
u paraqit per dosjen e dhenies se legalizimeve ne kembim te votes artan lame del nga spak pas me shume se dy oresh

Ish-kreu i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër korrupsionit pas më shumë se dy orësh.

Mesditën e kësaj të mërkure, ish-kreu i Kadastrës, Lame u paraqit në SPAK. Sipas burimeve nga gazetarja e News24, Klodiana Lala, Lame u thirr për t’u pyetur mbi një dosje e cila po hetohet nga SPAK.

Dosja ka të bëjë me premtimet për dhënien e legalizimeve në këmbim të votës për zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Kujtojmë që në pranga pak kohë më parë ra një ish-punonjës i ALUIZNI-t dhe një ish-kryeplak.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts